Policia e Kosovës (PK) pasi ka ekzaminuar vendin e ngjarjes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ka njoftuar se nuk gjeti asnjë mjet shpërthyes.


Pasi ishin evakuuar qytetarët nga ai vend dhe ishin bllokuar linjat për qarkullim, tashmë vendi është hapur për lëvizje nga qytetarët.

Me këtë, alarmi për mjet shpërthyes që e pranoi policia nga një telefonues anonim, del të jetë i rrejshëm.

LEXO EDHE:Ja në cilin vit do të bëhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Pas kësaj, zjarrfikësit dhe forenzika, janë larguar nga Stacioni i Autobusëve.

Më herët siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, një person ka raportuar se ka vendosur një mjet shpërthyer në Stacionin e Autobusëve.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë ajo