Petkovski: Alternativa shfrytëzoi momentin me kërkesa “maksimaliste” kur qeveria kishte nevojë për ndihmë

Përfundoi takimi i kryeministrit Zoran Zaev me partitë nga koalicioni qeveritar, në të cilin i njoftoi për marrëveshjen për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Pas takimit, Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së në një deklaratë për media tha se është diskutuar se çfarë duhet të bëjnë si koalicion për të parandaluar që vendi të nxitojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton TetovaSot.


“Mendoj se Maqedonisë në këtë moment nuk i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mendoj se është mirë që shumica parlamentare po rritet edhe për katër deputetë të tjerë. “Ka mbetur një nga BESA dhe katër nga Alternativa, që unë e konsideroj një shumicë të mirë parlamentare”, tha Petkovski.

Sipas tij, Alternativa ka shfrytëzuar momentin kur qeveria kishte nevojë për ndihmë për të dalë me kërkesa “maksimaliste”. Ai thotë se nuk bëhet fjalë për ruajtjen e interesave shtetërore, por preferimin e interesave partiake për të marrë përfitime dhe funksione politike, në vend të integrimeve evropiane në radhë të parë.

“Nëse shikohet nga prizmi që ofron rritja e shumicës parlamentare dhe që kërkon një alternativë, një vlerësues do të thotë se Alternativa kërkon shumë nga LSDM dhe koalicioni. Vendet e kërkuara nga Alternativa deri më tani janë plotësuar nga parti të tjera politike. Këto nuk janë mandate të sapohapura, por mandate të LSDM-së, BDI-së, BESA-së dhe PDSH-së. Nuk krijohen punë të reja. Këtë do ta merrni si sqarim të detajuar edhe nga kryeministri edhe nga Alternativa, tha Petkovski.

Ai shtoi se si parti nuk kërkojnë asgjë dhe se më e rëndësishmja është rritja e shumicës parlamentare dhe Qeveria të ketë mbështetje të besueshme./TS