Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike të dytën brenda dy javësh me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Biseda e së premtes mes Kurtit dhe Escobarit, u përqendrua tek zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se integrimi i plotë i Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Në anë tjetër Escobar në anën tjetër tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Po ashtu u diskutua edhe rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me këtë Albin Kurti tha se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke.

Ndërkaq Escobar u shpreh se ShBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.

I pari i Qeverisë së Kosovës dhe zyrtari i lartë amerikan e patën një bisedë telefonike edhe më 19 nëntor, njofton Klankosova.tv.

Në këtë bisedë është diskutuar për angazhimin në dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke.

“Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”.