Partite politike Demushkratike

Ejup Berisha


A e keni dëgjuar atë thënien Ky njeri fjalët i ka si Demushi e punët si kërkushi, do të thote se kjo thënie u dedikohet atyre njerëzve që thonë shumë fjalë por që bëjnë shumë pak punë apo vepra konkrete. Në këtë parim ngjashëm si Demushi sot pra te ne punojnë apo dhe veprojnë edhe Partite politike.Keto subjekte politike më shumë na premtojnë sesa që realizojne dicka në praktikë prej atyre gjërave që na i premtojnë neve qytetarëve. E njerëzit të uritur shumë për vepra konkrete sepse të tilla nuk ka shumë në realitet kur shkojnë nëpër tubimet apo dhe në fushatat e Partive politike përher me vete i marrin ato shportat e mëdha, por gabohen se të njëjtat mund ti mbushin me shumë fjalë të kota sesa me vepra reale. Partitë politike këtu te ne ja tre dekadat e fundit vetëmse premtojnë kjo do te thotë se simbolikishtë të njëjtat fjalët i kanë si Demushi e punet si kërkushi apo ato punë që i premtojnë për ti bërë si bëjnë fare apo në fakt këto bëjnë fare pak apo nuk realizojnë gatise asgjë nga ato që premtojnë.Unë personalisht nuk e njoh fare këtë far Demushin e vërtetë që pernendet ne atë thënien e famshme që e kame përdorur në fillim të këtij shkrimi por nëse i njëjti ka vepruar si përfaqsuesit e Partive politike atëher mund ta imagjinoj në baze të fjalëve se i njëjti u ka premtuar pa masë njerëzve me fjalë por jo edhe me vepra në kohën kur ka jetuar dhe vepruar i njëjti. Pra nga 100 premtime prej tij ka pasur sigurisht 99 punë të parealizuara. Prandaj duke e pasur parasyshë faktin apo dhe veprat e atij Demushit njerëzit kanë filluar të thonë Ik ore lere se ky ka shumë fjalē e pune dhe vepra shumë pak.E njerezve sot u interesojnë veprat e jo vetëmse fjalët e Partive politike. Politika ndryshe mund te quhet Premtoteka pasiqë në debatet dhe fjalimet e politikanëve nuk mund të dëgjosh asgjë më shume se premtime.
Sic shihet në politikë premtohet 100 perqind dhe realizohet 200 perqind por jo në realitet por vetëmse me fjalët e politikanëve.Porosi për njerëzit Kur e jepni premtimin mbajeni fjalën apo realizoeni punën e premtuar sepse njeriu nga qeniet e tjera dallon nga ajo se kur jep premtime edhe duhet ta realizoj atë apo ta mbaj fjalën, sepse njeriu është e vetmja qenie që bartë përgjegjsi për fjalën e dhënë. Tipa njerezish që japin më së shumti premtime janë politikanët dhe nga ana tjetër tipa njerezish që nuk i realizojne shumicën e premtimeve të dhëna janë poashtu politikanët.Atëher ne qytetarët cfar të bëjmë me politikanët e tillë të cilët flasin apo premtojnë si Demushi dhe punët I kanë si kërkushi. Propozim të gjithë politikanëve tua lëmë nofkën Demush por edhe Partive politike tua shtojme prefiksin Partitë politike Demushkratike e tua heqim prefiksin Demokratike.