Parashikimi i motit

Moti do të jetë mesatarisht i vranët, në mëngjes dhe paradite me kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta nëpër lugina, me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 7, ndërsa ajo maksimale prej 7 deri 13 gradë Celsius.


Në Shkup, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu dhe me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 8 gradë Celsius.

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta nëpër lugina.

Shi të përkohshëm lokal do të ketë të mërkurën, ndërsa pastaj gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil dhe gjithnjë e më i ngrohtë.

Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.