Opozita bllokon rrugët e Beogradit, Vuçiq: Populli mund të vendosë më 3 prill

Disa dhjetëra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sot para qendrës Sava, me ftesë të nismës “Kryengritja Ekologjike”.


“Kryengritja Ekologjike” ka marr përsipër organizimin e bllokimit të rrugëve, pasi që nisma “Nisu, ndrysho” është tërhequr nga organizimi i mëtutjeshëm i protestave, meqë me tërheqjen e ligjeve janë plotësuar kërkesat e tyre.

Aleksandar Jovanoviq Ćuta nga Kryengritja Ekologjike, i cili njoftoi se të mbledhurit do të bllokojnë sot në orën 14:00 autostradën në Beograd për një orë, i pyetur nga gazetarët nëse është i zhgënjyer me numrin e të mbledhurve, akuzoi disa media se kanë ardhur me qëllime të këqija. .

Autoritetet miratuan kërkesat fillestare të organizatorëve të protestës për të ndryshuar ligjet për referendumin dhe shpronësimet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndodhet në Nish, ku i është referuar protestave të sotme të opozitës.

“Nuk ka rëndësi sa njerëz do të jenë dhe as që më intereson të flas për këtë. Ne plotësuam gjithçka që ata kërkuan sepse dëgjuam njerëzit”, tha Vuçiq, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai shtoi se populli mund të vendosë më 3 prill

“Njerëzit e panë që ne ishim të shqetësuar, e dinim se për çfarë bëhej fjalë dhe për sa i përket protestave politike, tani është lufta e tyre”, theksoi Vuçiq, shkruan B92, përcjell Klankosova.tv