Nga Skënder MULLIQI


 Ka pasur  vështrime  të ndryshme  rreth temës të  Ballkanit të Hapur, të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuqiqit.Edhe pse këta I kan afruar qëndrimet e tyre , duket së nuk do të jetë lehtë ti bindin  shtetet e tjera si Malin e Zi, Bosnjen dhe Kosovën , ti bashkangjitën kësaj nisme siq po thuhet për integrime rajonale .Kjo ide   duket  si kopje e zbehtë e marrveshjës të Berlinit.Shumë kush mendon së nuk është e mundur së do të dalë diqka e mirë nga kjo nismë, atëherë nuk na duhet asgjë “Open Ballkani”, si projekt që bien ndesh më të parin dhe  më të ardhmën demokratike të rajonit.Nese mendohet në atë së ky project i Ramës edhe i Vuqiqit e ka poentën që mos të këmi kufij klasik të ndërsjellë, së do të kemi infrastrukurë të përbashkët ,  edhe pse mund të na duket e mirë ,më shumë është   mashtrim .Është shumë e kuptueshme së rajonit I duhet paqja dhe bashkëpunimi, por kjo do të jetë e pamundur më njërzit në krye të Serbisë, të cilët kan biografi kriminale . Hasmeritë nuk kan përfunduar në rajon ndërmjet shteteve të përfolura për integrime  .Deri sa nuk kemi mirë kuptim të ndërsjelle, deri sa Serbia nuk I heq pretendimet territorale ndaj Kosovës, është iluzore të mendohet për iden e Ballkanit të Hapur.  Proriteti kryesor i vendeve ballkanike është integrimi në BE.Nese Open Ballkanin e mendojmë si alternativë të kësaj atehërë  jemi kunder   solucionit të Berlin .Pa pasur  të gjithë  mendime të mira , nese të gjithë  nuk janë për paqë dhe për  prosperitet , atëherë kjo nismë e integrimeve mund të shërbejë vetëm Serbisë, të pareformuar për hegjemoni në rajon. Ideja për Ballkanin e Hapur është ide e cila shumë kooperon më iden e ‘Botës Serbe’, e cila është version  i idesë të kahmotshme  për  Serbi të Madhe.Shteteve të tjera na rajon  nuk iu pelqën ideja për Botën  Serbe, e cila pretendon homogjenizimin e serbëve aty ku janë. Shqiptarët  nuk pse të vrapojnë pas plasimit të  idesë për uninon ballkanik e cila  e faktorizon  ekonomikisht dhe politikisht Serbin, e cila përditë  po na kërcënon më luftë në veri të vendit.Vuqiqi, Rama dhe Zaev kan promovuar iden bizare te minishengenit ballkanik ,si një ide ende e pa rëndësishme për të gjitha shtetet e rajonit.Prandaj, kjo ide nuk paraqet madhështinë e sipërmarrësve por paraqet  diqka të parëndësishme .  Duket më shumë iluzore, se sa reale . Kjo lidhje ballkanike nuk përkon në kohë dhe hapësirë , dhe për  ate nuk është në interesin e shqiptarëve.BE-në e dëshirojnjë shumica , të cilën nuk e sakrifikojnë  sigurisht për ndonjë union ballkanik.Nese dikush mendon së më një union të tillë thyhen barrierrat e logjikës ballkanike , gabon.Kjo ide do të dukej më shumë si një xhungël  në asfalt ,të cilën nuk e kontrollon askush , apo e kontroollojnë të  gjithë.Do të kemi këtu grumbullime të reja të problemeve , do të kemi  më shumë ultranacionalizem në Serbi, si pretendim I tyre të daljës në detin shqiptarë.Do të kemi edhe më shumë mendoj unë krim të organizuar dhe korrupcion si formë të legalizimeve nder shtetërore …!Nje pakt I tillë I mundshem, do të thotë që neser kur prishet ,do te shkaktohet luftë..!