Nxirren kufomat nga aeroplani

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë arritur dy aeroplanët me kufomat e 45 viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.


Kufomat janë duke u tërhequr nga aeroplanët dhe po vendoset në veturat e funeralit për t’ua dërguar familjarëve të viktimave.

Në ceremoninë e pranimit, të pranishëm janë edhe kreu shtetëror dhe fetar i vendit.