Një grua është cilësuar si ‘e çmendur’ pasi pranoi se e detyron të dashurin e saj të rrijë në videocall gjatë gjithë turnit të tij 12-orësh të punës në një magazinë të Amazon, sepse ajo nuk u beson femrave. Gruaja, e cila quhet Nela dhe është nga Fresno, Kaliforni , shpjegoi në një video të fundit në TikTok se ajo e detyron të dashurin e saj, Jose Macias, të hapë kamerën dhe ti tregojë çfarë po bën ndërkohë që ai është në punë. Shumë nga ndjekësit e saj e kanë quajtur këtë shqetësuese.


Shumë e kanë quajtur Nelën ‘të sëmurë dhe jo normale. Madje një prej komentuesve është shprehur se ajo duhet të marrë trajtim psikologjik dhe Jose të lirohet nga marrëdhënia toksike.