Një person ka vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19.


Kështu njofton raporti i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH-së janë regjistruar edhe tetë raste pozitive me koronavirus.

Nga ky virus janë shëruar 16 persona.

Ndërsa si të dyshuar për SARS Cov-2 janë testuar 1 mijë e 742 persona.