Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, i ftuar në emisioni “Studio Live” la folur për situatën politike të krijuar brenda Partisë Demokratike.

Nishani, i cili mbështet Berishën, tha se ndaj Bashës ka shumë arsye për t’u shkarkuar dhe sipas tij përplasja Berisha-Basha mund të sjellë edhe krijimin e një partie të re.

“Këtu ka vend për analizë për zotin Basha pasi në drejtimin e tij kemi 4 zgjedhje të humbura dhe 12 vite në opozitë dhe nuk mund të vijojë të jetë më në krye të PD. Kjo është një arsye. Tjera lidhet me premtimet që ai bëri në garën e fundit elektorale, ku Basha tha se nuk do njoh zgjedhjet e 25 prillit, do bashkojë demokratë dhe do u kërkoj transparencë SHBA për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, por sapo u votëbesua për të treja premtimet ai i harroi dhe nuk i zbatoi duke treguar se nuk e meriton më atë votëbesim që mori nga delegatët. PD prej kohësh është në një kaos të madh lidhur me deklarata dhe qëndrimet që mban pasi i thotë dhe i rrëzon po vetë pak më mbrapa dhe nuk duhen marrë seriozisht deklarate e dala nga selia blu. Ka mundësi për krijimin e një partie të re. Jam i bindur se Berisha sfidën e ka për të ndërtuar një ekip dhe për të realizuar të gjitha pritshmëritë që ka anëtarësia e PD”, tha Nishani.