Nga Riga, Osmani direkt në Stokholm në Këshillin Ministror të OSBE-së

Pas përfundimit të sotëm të Këshillit të Aleancës Veriatlantike, Osmani ka udhëtuar drejtpërdrejt për në Stokholm të Suedisë, ku nga nesër do të mеrrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së të organizuar nga kryesia suedeze e kësaj organizate.


Gjatë qëndrimit në Stokholm, Ministri Osmani do të mbajë fjalim në seancën plenare të këshillit, si dhe do të marrë pjesë në ngjarje/takime lidhur me temat kryesore të organizatës. Në margjina do të ketë takime të shumta me homologët e tij nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, por edhe me përfaqësues të Sekretariatit të organizatës.

Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Trojkës së OSBE-së vitin e ardhshëm, së bashku me Suedinë, këtë vit dhe Poloninë, e cila mban presidencën e vitit 2022. Vitin e ardhshëm, Maqedonia e Veriut do të kryesojë Grupin e Partnerëve Mesdhetarë për Bashkëpunim me OSBE-në, si një mundësi e mirë për të lënë gjurmë në arenën më të gjerë ndërkombëtare, duke avokuar dhe promovuar bashkëpunimin si shtytës i marrëdhënieve ndërkombëtare.