Nesër mblidhet KRRE! Do të diskutohet për çmimin e rrymës

Për nesër është caktuar mbledhje përgatitore në të cilën Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) para kompanive energjetike do t’i prezantojë mekanizmat të cilat do t’i aktivizojë gjatë sjelljes së vendimit të ri për çmimin e energjisë elektrike, informoi Marina Uzunov, zëdhënëse e KRRE-së.


Siç njoftoi, bëhet fjalë për proces jashtëzakonisht kompleks dhe në kohë të krizës energjetike të gjitha palët duhet të solidarizohen.

KRRE ende i analizon kërkesat që kanë ardhur nga kompanitë energjetike. Të gjitha kompanitë energjetike kanë kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Më së voni deri të premten KRRE duhet ta marrë vendimin për çmimin e rrymës për shfrytëzuesit e tregut të rregullt që do të vlejë në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm