Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojanço Angellov, së bashku me zëvendës drejtorin Ekrem Zendeli, sot kanë ndarë 45 vendime për avancime interne të të punësuarve në QMK.


Siç informojnë nga QMK, realizimi i avancimeve interne është në relacion me avancimin e funksionalitetit të QMK-së.

Ndarja e avancimeve u zhvillua në disa kolegiume të njëpasnjëshme, të sistemuar në grupe punuese, në pajtim me tërësitë organizative, ku i takojnë kolegët e avancuar.