MPB me apel: Nëse Vitin e Ri nuk e festoni në shtëpi, mos postoni foto në rrjetet sociale

Ministria e Brendshme apelon që të shmanget postimi i fotove në rrjetet sociale sepse ato janë një burim i vërtetë informacioni për hajdutët ku mund të veprojnë lirshëm.


“Ne si MPB, çdo vit në këtë kohë dhe para pushimeve verore kur qytetarët largohen nga shtëpitë e tyre, apelojmë për kujdes, sepse përveç masave të marra nga MPB, qytetarët duhet të marrin masa për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe pronën. Apeli është nëse njerëzit nuk festojnë në shtëpi, të mos postojnë foto nga vendi ku ndodhen, sepse në këtë mënyrë përmes rrjeteve sociale u jepni sinjal atyre që kanë qëllime kriminale”, deklaroi Toni Angelovski.