Kreu i opozitës, Hristijan Micksoki mbrëmjen e sotme në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi ku mes tjerash shkruahet se Zoran Zaev “do të mbahet mend si kryeministri më i keq në historinë e Maqedonisë”.


“Nuk ka asgjë të ndershme në tërheqjen e Zoran Zaevit nga pozita. Përveç se u dëbua në zgjedhjet lokale, do të mbahet mend si kryeministri më i keq në historinë e Maqedonisë”, shkruhet në postimin e Mickoskit.