Kryeministri i ri bullgar Kirill Petkov me deklaratat e tij të fundit i zgjeron kërkesa ndaj vendit tonë, vlerësoi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistë për emisionin “Vetëm të vërtetën” në televizionin “Kanal5”.


“Petkov këto ditë në intervistë për gazetën “Politiko” në Bruksel, tani pasi u zgjodh për kryeministër thotë se nuk ekziston politikan që menjëherë do të nënshkruaj Marrëveshje me Maqedoninë, sepse Qeveria e tij do të bie menjëherë”, deklaroi Mickoski.

Ai vlerësoi se nëse bëhet profil i personalitetit të Petkovit do të shohim se “guximi nuk është veti e tij”, duke treguar se kryeministri bullgar mbetët në qëndrimet për problemet historike dhe se i azhurnon dhe i përforcon me kërkesa të reja.

“Ai do të thotë ka pozicion ultra të ngurtë, ndërsa politikanët tonë këtë e përshëndetin”, konsideron Mickoski.

Sipas tij, Bullgaria po luan “lojë pa kufi” me vendin, duke vendosur kërkesa joreale.