Skënder MULLIQI


Nuk ka masa te reja dhe te vjetra kunder pandemisë globale , e cila pa mëshirshem gadi për dy vite mori shumë jetëra njerëzish .A do të janë të mjaftueshme masat e Qeverisë për festat e fundit vitit kunder coronës mbetet të shihet.Fluksi i bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në shtetet perëndimore sigurisht së do të jetë i madh, e të shpresojmë që mos të ndodhë kjo edhe më pandemi.Gastronomia e hapur ka mundësi të bënë që virusi të shpërndahet më shumë , për të mos na lenë të qetë edhe fillimvitin e ardhshem.Virusi qarkullon më shumë aty ku tubohen njerëzit , kur dihet së në raste të festave kemi më shumë së zakonisht konsumin të pijeve deri të ato alkoholike, kemi muzikë ,e përqafime ku shumë kush duke u përqafuar përjargën më njeri-tjetrin, duke përhapur virusin ! E priti pastaj yryshnikët e opozitës të cilët edhe vete bëhën pjesemarrës të këtyre ahengjeve , për ta lënë qeverinë si fajtore të mos kujdesit tanë të përgjithshem !Nuk janë vaksionuar shumica e qytetarëve , dhe kështu edhe nuk është larguar rreziku nga murtaja e shekullit.Po mirë do të ishte që njerëzit të liroheh nga paragjykimet për vaksinen dhe të vaksionohen duke mos i rrezikuar të tjerët.Besimi në kuca e maca… është praktikë shumë e hershme e besimeve naive , e jo e shekullit 21. Idetë e tilla para gjykuese janë anticivilizuese, që po na shkaktojnë shumë telashe . Mos të themi pastaj së qeveria nuk ka marrë masa adekuate , kur masat mund ti aplikojmë secili prej nesh duke bërë shumë kujdes së si veprojmë më festat e fundvitit .Me marr Qeveria masa drastike të izolimit ndaj Coronës, pse kështu, mos më marrë shumë masa pse nuk i mori etj. Duhet të largohemi nga këto praktika nga të cilat nuk po heqin dorë opozitarët tanë , duke larguar veten nga përgjegjësia .Humbja e jetëve të njerëzve nuk është fushatë elektorale! Unë nuk dua askend të amnistojë nga faji pse ndodhë apo nuk do të ndodhë përhapja e pandemisë, por që natyrisht së përgjegjësia në raste të tilla na takon të gjithëve …!