Në një incident të çuditshëm në Indi, një burrë u martua me motrën e tij për të marrë para nga skema, sipas së cilës dasmat zhvillohen nga departamenti i mirëqenies sociale.


Sipas skemës masive të dasmave, qeveria e shtetit jep para në vlerë prej 500 dollarësh për çdo çift, përveç dhuratave shtëpiake që u jepen atyre.

Sipas detajeve të skemës, një pjesë janë depozituar në llogarinë bankare të nuses dhe jepen edhe dhurata.

Aktiviteti u organizua në ambientet në të cilat u martuan edhe 51 çifte të tjera.

Oficeri i zhvillimit të bllokut të Tundla, Naresh Kumar tha se do të ndërmerren masa kundër personave të përfshirë.