Marrja e datës në dhjetor, Zejdi: Jam pak pesimist

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejdi sonte në paraqitjen e tij në ClickPlus në TV21 tha se është optimist për rrugën evropiane të vendit, por që është pesimist për marrjen e datës për fillim të negociatave me 14 dhjetor.


“Jam pak pesimist, për faktin e qëndrimeve që dëgjohen se çfarë kanë udhëheqësit e Bullgarisë, por megjithatë unë jam optimist se duhet ky rrugëtim doemos të vazhdoje”, tha mes tjerash Rexhepi.