Lushi: Ambasadori i ri amerikan na impresionoi me njohuritë dhe entuziazmin për Kosovën

Uk Lushi, anëtar i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.


Përmes një postimi në Twitter, Lushi ka thënë që është befasuar nga ambasadori i ri amerikan për njohuritë dhe entuziazmin e tij për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

“Kënaqësi e veçantë të takohem me Ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. Të gjithëve na bëri përshtypje për njohuritë dhe entuziazmi i tij për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lushi.