Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai përfaqëson, është demokratike, dhe mirëpret njerëzit e ri. Megjithatë, ai deklaroi se po ashtu LDK mbyll dyert për ata që s’kanë çfarë i japin më këtij subjekti.


”Çfarë është LDK e re, e re them në lidershipin që unë përfaqësoj. Një LDK proaktive në mendimin politik, që i njeh gabimet e veta, që hapë dyert për njerëzit e ri, që i promovon figurat më të mira të brendshme që i ka dhe që i mban përgjegjës pushtetin për veprimet e tyre politike që janë në dëm të qytetarëve”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

“Unë nuk besoj që ne duhet të vazhdojmë dekadën e katërt të LDK-së, me njerëz që s’kanë çfarë i japin LDK’së”.