Test PCR negativ jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit do të jetë i detyrueshëm për udhëtarët e gjithë vendeve që arrijnë në Greqi, shkruan TV21. Nga Ministria greke e shëndetësisë kumtuan se vendimi “është në suaza të përpjekjeve për kontroll të pandemisë së Kovid-19” dhe se do të hyjë në fuqi të dielën në mëngjes, transmeton TV21. Kumtesa fillimisht ishte për udhëtarët nga Britania e madhe dhe Danimarka, që arrijnë në Greqi, ndërsa më vonë u ndryshua dhe u përfshinë të gjitha vendet./TV21