Në diskutimin e hapur ku morën pjesë përfaqësues të lartë BE-së u diskutua për Projektligjin për Financimin e Partive Politike.


Aty kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregoi rëndësinë e këtij projektligji. Sipas tij ky projektligj ndihmon në shfaqjen e transparencës së partive politike.

“Për ne ligji për financim duhet të tregojë qartë burimet e financimit, shumat e shpenzuara dhe të ketë transparencë maksimale”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq shtoi se parave nëpër fushatat zgjedhore të cilave nuk u dihen burimet, sipas tij shfaqin elemente të korrupsionit.

“Duhet ta kuptojmë se paratë në fushata zgjedhore që nuk i dihet burimi e shuma, paraqesin elemente të korrupsionit dhe ndikojnë në elektorat po edhe në demokracinë tonë”, ka thënë kryeministri.

Sipas tij zgjedhjet varen nga një elektorat i një mirinformuar që zgjedhjen e bën mbi bazën e fakteve, jo nga korporatat që shkruajnë çeçe e populli paguan faturat.

“Kur një korporatë jep milionat për një politikan nuk i jep se ka simpati për politikanin por dëshiron që nesër ajo  të jetë në pushtet dhe të fitojë shumëfishin e tyre përmes tenderëve. Pra janë investim që presin edhe kthim”, ka vazhduar Kurti./Klankosova.tv