Kryeministri, Albin Kurti, këtë të mërkurë po mbanë një konferencë për media teksa vendi është duke u përballur me krizën energjetike.


Kurti ka bërë të ditur se mbrëmë në shtëpinë e tij është ngrohur vetëm me batanije, njofton Klankosova.tv.

“Mbrëmë kur kam shkuar vonë në shtëpi jam ngrohur vetëm me batanije”, deklaroi Kurti.

Kurti deklaroi se do të bëjnë krejt cka dijnë e munden për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve të vendit.

“Do të bëjmë krejt çka dimë e mundemi për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në këtë krizë. E dimë që për shkak të varfërisë së përhapur edhe kur çmimet janë të lira për ta nuk janë të lira Një pjesë të popullsisë e kemi që brez pas brezi nuk kanë ndalë nga varfëria

“Ne nuk kursejmë për qytetarët, por kërkojmë që ata të kursejnë për ne”, tha Kurti.