“Konflikti i Berishës me SHBA na ka kushtuar shumë”. Kështu është shprehur Kryedemokrati Basha para mijëra demokratëve të mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve.

Basha tha se sot është dita kur demokratët duhet të ndahen qartësisht nga një fazë “rraskapitësë” e konfliktit të Sali Berishës me SHBA-të.

Sipas Bashës, PD shpall nga sot partneritet të plotë e pa dilema me SHBA, që siç tha ai, “mezi pret të jetë me ne deri në fitoren e ardhshme të PD në krye të qeverisjes së vendit”.

Fjala e plotë e Kryedemokratit Basha:

Sot, konflikti që Sali Berisha ka patur dhe po thellon dita ditës më shumë është i shpërfaqur në sytë e të gjithëve dhe nuk ka asnjë dilemë. Nuk ka më asnjë dyshim se e gjitha kjo na ka kushtuar shumë. I ka kushtuar shumë Partisë Demokratike dhe cdo anëtari dhe votuesi të saj.
Ndaj sot është dita, në këtë kuvend, që ne të ndahemi qartësisht nga kjo fazë e cila na ka kushtuar shumë, na ka rraskapitur, na ka lënë jashtë aksesit të pushtetit, na ka lënë jashtë institucioneve, ka ulur ndjeshëm shanset për të ardhur në pushtet, ka ulur ndjeshëm shanset për të realizuar projektet tona për zhvillimin e Shqipërisë dhe demokracisë Shqiptare.
Unë dua të shpall sot vullnetin tim, si kryetari i Partisë Demokratike, për mbylljen e këtij kapitulli të gjatë konfliktimi me partnerët tanë strategjikë. Partneriteti i plotë dhe pa dilema me SHBA, partnerin tonë strategjik që ishte në krahun tonë në betejën për përmbysjen e komunizmit dhe fitores së forcave demokratike, dhe mezi pret të jetë me ne deri në fitoren e ardhshme të PD në krye të qeverisjes së vendit, është në themel të PD-së, është në kodin gjenetik të PD.
Dhe nuk ka nevojë për asnjë votim, asnjë matje, asnjë konfirmim, për asnjë proces i cili mund ta vendosë atë në diskutim. Ky partneritet është i thjeshtë, i natyrshëm, i plotë dhe i thellë.

Ne, nga sot, heqim çdo paqartësi lidhur me aleancën me SHBA. Jo vetëm se ky është interesi ynë strategjik, por sepse ne e besojmë këtë gjë. Euroatlantizmi ynë ka lindur me PD dhe si i tillë ai nuk mund të vihet në asnjë votim, në asnjë referendum dhe në asnjë process.
Ne duhet të ndahemi qartësisht nga kundërvenia dhe të koordinojmë me aleatët tanë të gjitha ato akte, ato reforma, ato projekte të cilat synojnë reformimin e shtetit shqiptar, shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri, duke mirëpritur, konfirmuar dhe iniciuar çdo iniciativë që shkon në favor të interesit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.