Kallëzim penal kundër një pronari hotelerie në Tetovë, nuk ka respektuar masat kundër coronavirusit

Policia në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.A. (31) nga Bogovina dhe personit juridik – objekt hoteliere nga fshati Sedllarca e Epërme, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale – mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie.


Më 29/30.05.2021, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kontrolluar objektin dhe kanë konstatuar 18 punonjëse femra dhe 35 mysafirë gjatë ndalimit për punë në ambiente të mbyllura në objektet hotelierike, si masë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.