Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Po kryejnë homazhe për 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

“Zoti ju dhashtë sabër, tjerët nuk dimë çfarë të themi. Zoti ju dhashtë gajret se nuk është mirë kjo që shkuan kështu. Këta nuk kanë shkuar nga dita (fati), por nga lëshimet e shtetit”, tha një qytetar.

“Krejt vëllezërit dhe motrat tona janë. Kemi ardhur t’ua bëjmë një homazh. Familjarëve Zoti ua dhashtë gajretin dhe atyre ahiretin se nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha një tjetër, transmeton TV21.

Nga ana tjetër, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë ateruar dy aeroplanët me kufomat e 45 viktimave.

https://www.facebook.com/watch/?v=486196952749963