Shumë studentë kohët e sotme do paguanin, shifra të çmendura që Elon Musk të jepte një opinion për projektet e tyre. Në vitin 1995 Elon Musk para se të merrte drejtimin, e kompanisë Tesla ishte asistent në Universitetin e Pensilvanisë që korrigjonte detyrat dhe provimet e studentëve.


Në atë kohë ai ishte student në Universitet e Pensilvanisë dhe asistentë i profesorit Myles Bass. Detyrat e studentëve që ishin korrigjuar nga krijuesi i kompanisë SpaceX u shitën në ankand për vlerën e 7,753 dollarëve. Një nga ish studentët Brian Thomas duke ditur vlerën e detyrave të kursit, kontaktoi një firmë ankandesh në qytetin e Bostoni që ka shitur për shifra rekord shkrimet e Albert Einstein dhe Steve Jobs.

Firma shiti kohë më parë një foto me autograf të Elon Musk për shifrën e 1,383 dollarë raporton “CNN”. Brian Thomas i gjeti me djalin e tij detyrat në një çantë, që kishte vendosur në garazhdin e shtëpisë pasi po kërkonte për disa libra të kohës së gjimnazit. Ai tani është konsulent financiar që këshillon investitorë të sektorit të teknologjisë.