Isa Mustafa i reagon Përparim Ramës që e quajti këngëtar: Është në muajin e mjaltitShare Button Gazeta BlicIsh-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka porositur kryetarin e ri të Prishtinës që të fillojë të punojë, pasi ky i fundit ka pyetur me shaka se “Cili është Isa Mustafa?”.Pasi e pa videon, Mustafa tha se Përparim Rama është në ‘muajin e mjaltit’.“Është në muajin e mjaltit. Le të fillojë të punojë”, tha Mustafa duke komentuar deklaratën e Ramës.


Rama më 7 dhjetor e ka marrë detyrën e kryetarit të komunës më të rëndësishme në vend.Kryetarit të Prishtinës iu përmend ish-kryetari i LDK-së në emisionin Oxygen, që u transmetua të shtunën.“Cili, cili është? Niva që është njëfarë këngëtari, qashtu e ka emrin”, tha Rama duke qeshur.

Ai shtoi se “shefi jem është qytetari i Prishtinës”.Si kryetar, Rama tha se u ka borxh vetëm qytetarëve, ndërsa për këtë deklaratë, moderatori i emisionit, Besim Dina ia dhuroi një përqafim./ Gazeta Express.