Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët

Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, ka deklaruar se pas vendimit të partisë Alternativa, për t’iu bashkangjitur Qeverisë, deputetja Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të kësaj partie.


Ai ka thënë se ata janë të befasuar nga vendimi i Alternativës për të hyrë në Qeveri.

Aziri theksoi se në ditët në vazhdim kryesia e partisë do të merr qëndrim se si do të veprojë me koalicionin me Alternativën në nivel lokal.