Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i tha kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se ligjëratat që i mban ai nuk i zgjidhin dot problemet.


Haradinaj e porositi Kurtin se qytetarët presin se kur do të miratohet Ligji për paga.

“Po më pëlqen nganjëherë që po na mban ligjërata këtu, ju siguroj që këto ligjërata janë edukuese edhe mua më ndihmojnë nganjëherë, por nuk po i zgjidhin temat. Punëtorët jashtë, pesë pare si japin çfarë ligjërate më jepni mua. Ata presin që kur do ta miratoni ligjin, kur do t’i rritni pagat. Ne ju admirojmë për dëshirën e tuaj për të na mbajtur ligjërata. Më mirë dërgoni ata ministra te KEK-u me ndonjë tendë le të mërdhihen pak ndoshta gjejnë zgjidhje”.