Hapja e bisedimeve, një këngë e vjetër dhe e lodhëshme

Hasan Jashari


Evropa e urbane dhe ajo e katundit

Pytja kryesore që na imponohet e që ne ende nuk e analizojmë si duhet , është nëse Maqedonia ka probleme të ndërlikuara me fqinjët të trashëgimisë kulturore, atëherë, pse nuk hapet rruga e Shqipërisë? Pyetja tjetër është se a është problem për Evropen pranimi në gjirin e sajë i vendeve të Ballkanit perëndimor me shumicë të popullsisë muslimane?

Dje vendet anëtare të BE-së përsëritën në konkluzionet e tyre se: “Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.” Ky refren është bë i mërzitshëm dhe tepër iritues. Politikanët po e anlizojnë si poezi thënjen se ky politkan apo ky shtet i dha përkrahje Maqedonisë së Veriut apo Shqipërisë për hapjen e negociatave, për rrugën drejt Evropës… Kështu vetëm e plotësojnë agjendën e tyre . Raportimet nga bisedat e diplomatëve rëndom si përfundim e kanë këte si listë dëshirash.
Por, qent lehin dhe karvani nuk po ec.

Gjërat duhet t’i lexojmë me kujdes. Presidenti Francez Emmanuel Macron, para disa viteve, nxori një ‘gurë’ në rrugë ( NON to EU Enlargement…). Pra, një metodologjine e re të pranimit të vendeve të reja në BE. Kjo metodologji morri disa vite e nuk u lexua si duhet nga politikanët e Ballkanit që punët I kapin shumë vonë. Por kjo nuk është problem. Problemi qëndron në ate që përflitet vite me radhë se vendet e Ballkanit perëndimor, kur të pranohen, duhet të kenë një status të veçantë që do të dallohen nga shtetet e tjera anëtare të BE, pra një status të rangut më të ulet. Me fjalë tjera të jenë një Evropë katundi
Andaj duhet ti rilexojm disa gjëra më thellë e të mos mashtrojm popullatën dhe mos të kemi iluzione se këto punë do të mbarojnë lehtë dhe si duam dhe i përfytyrojmë ne.

Autori është profesor universitar