Shkruan: Furkan Saliu


Zaev e dorezoi doreheqjen. Para ca kohe e ka dorezuar edhe ne parti, qe i bie se nuk eshte me politikisht aktiv dhe mundem ti them disa fjale per eksperiencen profesionale me ish Kryeministrin dhe per veprimin e tij politik gjate kesaj periudhe

Se pari, ne raport me gazetaret, Zaev ka instaluar nje standard te ri, qe edhe politikanet tjere ishin te detyruar ta ndjekin… Ai kishte pergjigje per gjithcka. Shembullin e tij ishin te obliguar ta ndjekin edhe bashkepunetoret, por edhe opozita.
Sa i perket veprimit politik, ai fliste hapur per cdo teme dhe cka eshte me e mira, kishte guximin te veproje.
Pa guximin e Zaevit ky shtet asnjeher nuk do te ishte anetaresuar ne NATO.

Ne raport me shqiptaret, vetem per shkak te guximit dhe vizionit politik te Zaevit, nje shqiptar u Kryetar i Kuvendit. U be edhe Ministri i financave edhe Ministri i puneve te jashtem.

Po, te gjithe keto kuadro te BDi-se, por BDI eshte ne pushtet qe 20 vjet, e ne 20 vitet e kaluara duhej te kenaqen me zv.ministra dhe me Ministrine per ambient.
U votua edhe Ligji per perdorimin e gjuheve. Po, ne insistim te gjithe partive shqiptare, por pa perkrahjen e Zaev, te jemi te realt, nuk do te kishte kaluar, sepse ne demokraci, rregullat i bejne numrat.

Sot, edhe nje parti si VMRO DPMNE, po e ndryshon retoriken dhe kursin politik, e sipas mendimit tim, kjo po ndodh per shkak te konceptit “Nje shoqeri per te gjithe”.
Shkupi dhe Tirana asnjehere nuk kane pasur bashkepunim me te mire dhe besoni, kjo nuk eshte per shkak politikaneve shqiptar.
Ne keto 4 vite, aq sa ka qeverisur Zaev, incidente me karakter etnik pothuajse qe nuk ka pasur. E dini se si ishte vetem para 6,7 viteve.
Maqedonia nuk ekzistonte me harten e Evropes para Zaevit. Nje shtet kompletisht i margjinalizuar, i harruar nga nderkombetaret dhe i privatizuar nga Gruevski. Fotografia pas vetem 4,5 viteve eshte kompletisht e ndryshuar.

Maqedonia e Veriut eshte storja e fundit e suksseshme e nje shteti multietnik ne Ballkan.
Absolutisht edhe Zaev i ka “gjynahet” e veta. Njera prej tyre eshte edhe ajo qe nuk e lejoi qe te demokratizohet ambienti edhe ne kampin politik shqiptar.

Sigurisht qe edhe ne apsketin e reformave ne drejtesi ka deshtuar.
Sipas mendimit tim, deshtimin me te madh e ka ne perzgjedhjen e kuadrove.
Nejse, te shpresojme se pasardhesi i tij do ti vazhdoje gjerat pozitive dhe do te mundohet ti permiresoj leshimet… Ajo qe eshte e sigurt, e pret shume pune.