Erdoğan: Turqia e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësuesit për t’i dhënë fund tensioneve Rusi-Ukrainë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia është e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësuesit ose të japë mbështetje në çdo format të dëshiruar për t’i dhënë fund tensioneve Rusi-Ukrainë me pëlqimin e të dyja palëve, raporton Anadolu Agency (AA).