Për shkak të erës së fortë në Sofje, do të ketë vonesë në arritjen e kufomave të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

Edhe pse dje u njoftua se kufomat do të arrijnë në ora 09:00 të mëngjesit, sot dy herë është zhvendosur termini i arritjes.

Tani për tani pritet që avioni i parë me grupin e parë të 45 kufomave të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, në ora 11:15.

Familjarët dhe gazetarët presin para Aeroportit, raporton TV21.