Janë arrestuar dy të burra pasi dyshohet se kishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar një tjetër.


Policia në raportin 24 orësh njofton se pas një punë hetimore nga data 14 dhjetor, të dyshuarit janë arrestuar dje, transmeton Klankosova.tv.

“Në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar viktima. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në raport.