Një e mitur nga Mitrovica ka raportuar në polici se derisa ishte në shtëpinë e të dashurit, ai e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta dhunojë seksualisht.


Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Mitrovicë 17.12.2021 – 18:11. Viktima femër kosovare-e mitur ka raportuar se përderisa ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit, me të cilin ishte në lidhje dashurie, i dyshuari e ka kanosur me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta detyroj për marrëdhënie seksuale. Viktima ka arritur që të ikë dhe me urdhër të prokurorit do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. ” thuhet në raport.