Merxhan Jakupi
Eksperti i njohur për historinë botërore, Nobreu Yuval Nooh Harari, ka marrë titullin doktor i historisë në Universitetin e Oksfordit. Librat e tij, si “Sapiens”, një histori e shkurtër e njerëzimit, si dhe “Homo Deus”, një histori e të së nesërmes, janë më të kërkuar dhe më të shitur në botë. Në librat e tij, historiani Harari, ka pasqyruar dhe ilustruar temën mbi të tre religjionet monoteiste: judaizmin, krishterimin dhe islamin. Sipas tij, judaizmi është pionier i besimit në një Zot, ligjdhënës, udhërrëfyes i përbotshëm i gjithë njerëzimit.

Ky religjion monoteist ishte një revolucion kundër shtypjes dhe robërisë së njerëzimit. Pas religjionit hebre, monoteist, pasojnë krishterimi dhe islami, që për disa studiues dhe historianë, të tre fetë e kanë burimin tek profeti Abraham (Ibrahim a.s.), duke u mbështetur tek një krijues. Sipas librave të shenjta biblike, monoteizmi i ka rrënjët që nga ajo ngjarje, kur Zoti dëboi nga parajsa, Adamin dhe Evën. Zoti u tha, se e kishte zgjedhur njërin ndër planetët më të bukur të Universit, ndërsa njerëzimit do t’i dërgojë profetë dhe udhërrëfyes; do t’u lejojë që të shkojnë përtej asaj të mire dhe begatie, apo përtej së keqes.

Pasardhësit e Adamit, profetët e parë, përhapën fenë monoteiste, besimin në një Zot, që është Arkitekti suprem i Universit. Megjithatë, pas kalimit të epokave, njerëzit filluan të devijojnë, duke besuar e adhuruar tempuj, idhuj, hyjni dhe shumë “zota” të tjerë, duke kaluar në politeizëm.

Besimet dhe librat e shenjtë

Historiani Neah Harari shkruan se etika, morali, ligjet dhe kodet universale nuk kanë lindur nga hebraizmi. Kjo doktrinë është një narrativë e gabuar dhe koncept i shtrembëruar. Diskursi dhe impakti se hebraizmi është burim themeli i spiritualizmit të kodeve morale dhe universale, ndërsa monoteizmi te parimi i njerëzimit. Harari kundërshton se ligjet universale kanë lindur nga testamenti i Dhiatave dhe Dhjetë Urdhrave më të rëndësishme të etikës dhe kodeve morale në botë. Harari shkruan se dhjetëra mijëra vjet më parë, që nga Epoka e Gurit, ka pasur njëfarë etike dhe kodi moral.

Sipas shkencëtarëve, “kode morale” ekzistojnë edhe te gjitarët. Tek delfinët, majmunët dhe kafshët e tjera, në ADN-të e tyre kanë kode morale dhe sociale. Për shembull, nëse një shimpanze mbetet pa nënë, ajo gjen mbështetje tek shimpanzetë e tjera, solidarizohen dhe socializohen me te dhe e “birësojnë”. Nëse një “gorrilo” është egoiste, ja rrëmben ushqimin një femre, të tjerët ia kthejnë shpinën, duke e injoruar.

Është evolucioni me mijëra vite ose Arkitekti suprem, që, sipas ligjeve e kodeve ka vendosur parimet, rregullat në këtë planet. Sipas Hararit, shumë para se të paraqiteshin fetë moniste, kanë ekzistuar kode dhe ligje universale për njerëzit. Mbreti babilonas, Hamurabi, kishte thënë se atë e kishin dërguar perënditë, për të sjell ligje, kode dhe drejtësi për popullin e tij. Po ashtu, edhe Buda, Konfuçi, Muhavija, kishin qenë udhërrëfyes se të gjithë qeniet njerëzore gëzonin të drejta të barabarta dhe liri të njëjta, duke i përfshirë edhe kafshët. Rreth vitit 1350 para erës sonë, faraoni Akhenaton, kishte përhapur fenë monoteiste, ku ai predikonte popullit për të besuar në një Krijues, në një Zot, si Arkitekt dhe ligjdhënës për njerëzimin.

Historiani Harari është skeptik ndaj disa dogmave të Rabinëve hebraikë. Ata, falë librave të shenjtë, në predikimet e tyre theksojnë se bëjnë lutje Zotit dhe rituale për ekzistimin e vazhdimësisë së botës. Nëse hebraikët heqin dorë nga kjo praktikë, do të vijë apokalipsi apo fundi i botës. Në Testamentet e Tallmudit thuhet se ligjet apo kodet, si: “Mos vrajë!”, “Mos e dorëzo trupin pa kurorë!”, “Duaje fqinjin si e do veten!”, vlejnë vetëm për popullin hebre. Kodet morale dhe ligjet universale që ekzistojnë në të dy fetë monoteiste, atë të Krishtere dhe Islame, se të gjithë njerëzit janë të barabartë para Zotit, bie në ujë kjo doktrinë dhe është në kundërshtim me liget dhe kodet morale të Tallmudit.

Ngjashmëria e zakoneve të dasmave me ato të shqiptarëve

Hebrenjtë si shoqëri janë të ndarë në dy komunitete, kanë unitet sekular, modernist dhe liberal; dhe komuniteti vitra-ortodoks e konservator. Ky komunitet jeton në enklava në Izrael, SHBA dhe në disa shtete të tjera, sipas kodeve të vjetra 3 mijë vjeçare të Biblës, Tarës dhe legjislacionit të Tallmudit, ashtu siç është në fenë Islame, Sheriati. Që nga tre vjeç, fëmijëve ua mësojnë alfabetin hebre dhe të lexojnë librin e shenjtë, Tarën dhe Testamentin e vjetër. Ata kanë komunat, shkollat dhe janë unikalë. Dita e pushimit është Shabati, që i takon të shtunës, por fillojnë nga e premtja, me tri herë lutje dhe përfundon me perëndimin e diellit, të shtunën, të cilën e konsiderojnë si shumë të rëndësishme. Çdo gjë dhe çdo aktivitet është i ndaluar, madje edhe vozitja e makinës. Shtrojnë darka pompoze, bëjnë vizita familjare dhe vizita e rituale tek tempulli i Sallmonit, ku me një mur ndahet xhamia All-Aksa. Në këtë tempull vinë gjithë hebrenjtë nga të gjitha anët e botës.

Te ultra-ortodoksët janë të ndaluara radioja, televizioni, interneti, pos telefonave. Po ashtu, në biblioteka kanë vetëm literaturë fetare dhe hebraike, të teologëve dhe mistikëve hebre. Nëpër shkolla janë të ndara klasat mes meshkujve dhe femrave. Në çdo ceremoni, aheng apo takime mortore janë të ndaluara takimet mes meshkujve dhe femrave. Në transportin publik, në autobusë po ashtu janë të ndarë, ose përpara ulen meshkujt dhe pas femrat. Martesat janë tradicionale e të ngjashme si te shqiptarët që ka qenë para shumë dekadash. Femrat te komuniteti ultra-ortodoks janë të emancipuara, sipas Librit të Shenjtë, Tara, si dhe ligjeve të Tallmudit. Fejesat bëhen me ndërmjetësim. Po ashtu edhe dasmat janë të ndara, ngjashëm si në vendet fqinje arabe.

Tek Tara është rreptësishtë e ndaluar ekspozimi i flokëve te femrat pas martesës, ndërsa kur vajzat përgatiten për nusëri, vendosin parukë deri në vdekje. Shumica e meshkujve të komunitetit nuk punojnë, por pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në rituale nëpër tempuj dhe sinagoga. Ekzistencën e sigurojnë me asistencë nga fondet e diasporës dhe ata kanë natalitet të lartë, ku një çift ka 6-7 fëmijë. Komuniteti sekular shpesh ankohet, pasi që ky komunitet është bërë një barrë për shoqërinë sekulare.

Si gjithë myslimanët, edhe ata e bëjnë synetin, ndërsa foshnja pagëzohet me ceremoni e rituale. Tetë ditë pas lindjes vihen emrat hebraikë dhe bëhet syneti te meshkujt. Emrat e tyre dhe të arabëve dallohen fare pak, ndoshta vetëm me një shkronjë. Të gjithë emrat në lindjen e mesme janë semite, të popujve të lashtë asirianë, sumerë, egjiptianë, izraelitë dhe arabë. Sido që të jetë, ndikimi i kulturës dhe i civilizimit hebraik ka qenë mjaft i rëndësishëm në zhvillimin e gjithë njerëzimit.