“DHE NË ZJARRIN SAPO TË DALË PRANVERA”

PERICA GEORGIEV


“DHE NË ZJARRIN SAPO TË DALË PRANVERA”

Chifte Hamam

21 dhjetor 2021, ora 20:00.

Perica Georgiev – Pepsi me ekspozitën në Galerinë Nacionale, një retrospektivë joformale dhome e veprave nga periudha e veprimtarisë së tij në fund të mijëvjeçarit të fundit, na njofton me pyetjen ekzistenciale-shpirtërore, kërkon përgjigje për kuptimin e jetës dhe filozofinë e ekzistencën dhe jetën e vet, gjë që është evidente në përsosjen e paletës vizuale. Ai materializon dhe paraqet të gjitha gjendjet dhe situatat intime që e provokojnë artistin për një akt krijues dhe integrohen në enigmën e jetës së përditshme, duke lënë një metaforë të së shkuarës – në të ardhmen.

Pepsi me fjalorin e tij të hollë flet për impulsin e brendshëm dhe shprehjen e jashtme. Veprat e tij janë një ditar intim-imagjinar, janë fryt i shenjës dhe unitetit personal, që dëshmon energjinë krijuese si imazh i shpirtit dhe ndjeshmërisë së tij, ndërsa madhështorja, transcendentja, e gjen formën e vet në dinamikën e lëvizjes, formës, ngjyrës, dritës…

Për Pepsin, piktura është një hapësirë për të rishqyrtuar praninë emocionale të njeriut dhe kërkimin e së vërtetës personale dhe thelbin e ekzistencës. Prandaj, elemente të nënndërgjegjes, psikikës dhe ndjenjave të ndrydhura mund të zbulohen në vepra, ku shpirti prodhon një pikturë. Formimi i pikturës përfshin dy procese – aktivitetet pa vetëdije dhe me vetëdije. Akumulimi i këtyre elementeve paraqesin njeriun, i cili me njohuritë dhe përvojat ndërton veten në një personalitet. Në fakt, Perica Georgiev përmes veprave të veta flet dhe feston jetën dhe ekzistimit.

Biografia e autorit

Perica Georgiev – Pepsi u lind në vitin 1957, në Shkup. Ishte rritur në një familje e cila kishte mbështetur individualitetin e tij që ishte drejtuar nga bota e ngjyrave, tingujve, dridhjeve – thelbi “i padukshëm” i së jashtmes, së dukshmes, dhe riprodhimi i tij në letër. Andaj, është e natyrshme rruga e shkollimit të tij të orientuar, së pari në Shkollën e Mesme të Artit, e pastaj dhe në Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup.

Është kjo një periudhë akumulimi të informacioneve të thella intelektuale – nga biblioteka e pasur e prindërve të tij, me anë të së cilës formohet pikëpamja e gjerë dhe jostandarde kritike e Perica Georgiev mbi jetën, artin, botën. Nga ana tjetër, në procesin e komunikimit me arsimtarët dhe kolegët e tij, në realizimin e detyrave të parashtruara, fillon formësimi i stilit të tij të pikturimit, i cili më së shpeshti nuk është në pajtim me pritjet e arsimit tradicional. Megjithatë, ka profesorë të cilët identifikojnë jostandarden në mënyrën e të menduarit të tij, gjegjësisht, se arti nuk është luks i atyre që janë materialisht të pasur, por shfaqet si nevojë ekzistenciale për thellësitë e ekzistencës njerëzore. Në vitin 1984, janë shumë të natyrshme performansat e tij të para me grupin “ZERO”, ku marrin pjesë shumë artistë dhe muzikantë. Ata së bashku ekspozojnë në fushën e kolazhit, instalimit, animacionit, videos, ngjarjeve muzikore dhe multimediale.

Me këtë përvojë tanimë të përfituar personale dhe kreative, në vitin 1987 Perica Georgiev – Pepsi diplomohet në Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup.

Ai ka lënë gjurmë në artin maqedonas si një nga artistët e grupit “ZERO”, i cili ishte aktiv në vitet e 80-ta dhe ndikoi tek shumë gjenerata të artistëve maqedonas. Ky grup u shfaq si një përgjigje underground të llojit të vet në skenën e atëhershme artistike, të vendosur nën regjimin socialist të RSFJ.