Danimarka ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për të marrë hua 300 qeli në burgjet e Kosovës, raporton “Tv2.dk”.


Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, ka treguar për marrëveshjen e arritur, ndërsa ka thënë se do të rriten edhe kapacitetet në burgjet në Danimarkë.

Danimarka është duke kërkuar vende për të burgosur njerëzit që i deportojnë nga Danimarka. Shteti skandinav ka pyetur nëpër vende të botës kush ka vende të lira nëpër burgje, e Kosova ka thënë se ka.

Ideja, siç raportohet, është se burgjet që do të marrin në Kosovë, do të jenë me rregulla daneze të shtetit danez. Do të ketë me gjasë edhe policsë danezë që do të kujdesen për të burgosurit.

“Në mesin e tjerave, ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta. Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup.