Kryediplomati Bujar Osmani e ka penalizuar diplomatin Toni Petrovski- Gustav. Ky i fundit para disa ditëve përmes rrjetit social facebook ka shprehur ofendime ndaj shtetit të Kosovës.


“Reagimi ka qenë skandaloz. Është tërhequr nga Prishtina dhe po ndërmerren masa”, ka deklaruar i pari i Diplomacisë së vendit Bujar Osmani.

Toni Petrovski Gustav ka qenë zv/Ambasador në Prishtinë.