Betohet ambasadori i ri i Amerikës (FOTO)

Jeffrey Hovenier është betuar si ambasadori i ri amerikan në Kosovë.


Ai ka dhënë betimin e tij  para nënsekretares së Shtetit për Politikë të Jashtme të SHBA-së, Victoria Nuland.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë, përmes një postimi në Twitter.

“Të martën, Jeffrey Hovenier është betuar para zvsekretares së Shtetit për çështje politike, Victoria Nuland, si ambasador i ri i SHBA-së në Republikën e Kosovës. Po e presim ardhjen e tij në Prishtinë”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Hovenier ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qendrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.