Nga selia blu, ish-kryeministri ka folur dhe njëherë për referendumin e mbahtur sot për shkarkimin e liderit demokrat Lulzim Basha.


“Tani më lejoni dhe njëherë të shpreh mirënjohje të pakufijshme për këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Ju rikujtoj se me një proces të manipuluar në qershor, Lulzim Brava u votua nga 32 mijë anëtarë, ndërsa sot kundër tij kanë votuar si njerëz të lirë rreth 44 mijë anëtarë të PD-së.

Kjo dëshmoi se deputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD në referendumin e parë të thirrur nga anëtarësia, Kam sugjerimet e mia, i pari cdo deputeti të PD-së e ftoj të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar dhe votave dhe të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka para votuesve. Mos besoni numrat se në statistikat e tyre ju them në absolute, nuk ka asgjë të saktë. E patë sot çfarë ndodhi me anti-Kuvendin e shoqatës sës tyre. Me qenë se umrin jua kapën mediat dhe e panë sa ishin, vendosën të falsifikojnë nëpërmjet zyrës së pengmarrësit Edi Rama, numrin e karrigeve në pallatin e kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme. Por revolucion po saktëson gjithçka. Ndaj ftoj deputetet demokratë të vijë të marrë listën dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura. Ju them këtyre zotërive, se PD kaloi krizën më të thellë duke rikthyer standardet e PD-së. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politikë. Një pjesë e tyre kanë punuar zyrtarë te unë, dhe nuk jua heq meritat. Por tjetër është gjykimi si zyrtar dhe tjetër si politikan”, tha Berisha./albeu.com