Bekteshi: U bëj thirrje qytetarëve të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 në rast të parregullsive të çmimeve tek tregtarët

“U bëj thirrje qytetarëve që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore
bazë, të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Në këtë linjë
telefonike pa pagesë, të gjithë qytetarët mund të raportojnë parregullsi të tregtarëve të cilët
nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë“ shkroi në
profilin e tij në rrjetin social Facebook ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ashtu siç informoi ministri, në bazë të Vendimit për vendosjen e çmimeve më të larta të
produkteve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke
filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë
dhe pakicë të:
– bukës;
– sheqerit;
– miellit – tip 400;
– vajit të lulediellit për gatim;
– qumështit të freskët me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%;
– mishit dhe produkteve të mishit;
djathit dhe gjizës;


Ky vendim do të vlejë deri më 31 janar të vitit 2022.

Me respekt,
Departamenti për koordinimin e aktiviteteve të ministrit