Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ndihet krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen.


Këtë ai e tha përmes një shkrimi në rrjetin social, Twitter, përcjell Klankosova.tv.

“Jam krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen, vendosi të hapë një faqe të re për Partinë Demokratike, për ta shndërruar atë në alternativën më të pastër, në shpresën më të bukur që shqiptarët kanë për ndryshim”, ka shkruar ai.