Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dallimin e votave mes zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe atyre lokale ku VV humbi një përqindje të madhe të tyre po e sheh si mundësi të mirë që LDK të kthehet në Qeveri.


Sipas tij, ky ndëshkim që ndodhi në zgjedhjet lokale për partinë në pushtet- VV, është sinjali më i mirë që qytetarët e Kosovës e duan LDK-në në krye të qeverisë.

“Në asnjë qeveri nuk ka ndodhur që për pak muaj të humbin kaq shumë vota.

Dhe ky rezultat na bënë të besojmë e shpresojmë se për një kohë shumë të shkurtër LDK do të kthehet në krye të Qeverisë”, tha ai.