Arsimi është bërë mjerimi ynë?!

Skënder MULLIQI


Arsimi cilësor është qelës i zhvillimit dhe prosperitetit të një vendi.Çfarë është niveli i arsimit ,i tillë është edhe përparimin ynë .Për të arritur një synim të tillë , duhet të angazhohet secili segment shoqëroro-politik .Pas luftës sistemet tona funkcionuan më defekte të mëdha , kështu edhe arsimi . Po prodhojmë analfabet potencial apo krejt analfabet, e që nuk ka guxuar të na ndodhë.Nuk i patem njerëzit që e vlerësuan arsimin .Kemi kuadro që nuk kan dijeni të duhur, dhe kjo është mjerimi ynë .Arsimi ka mbetur bira e fundit e kavallit.Faji është i shumë anshem , edhe i përsonelit mësimor, edhe i nxënëseve edhe i prindërve, e para së gjithash të politikave miope.Fëmijët tanë po e humbin interesimin për shkollim natyrisht më përjashtime .Nuk ka mësim cilësor kur ata shkojnë kur dojnë në shkollë , jo vëtem për shkak të motit të ligë apo ndonjë arye tjetër, por nuk shkojnë për pikë të qejfit!Nuk ka mësim cilësor, kur kemi përsonel mësimor jo serioz të cilët i humbin orët mësimore , apo shkojnë në mësim më vonesë.Nuk ka diciplinë në orët mësimore , nuk ka respekt të ndërsjellë !Nuk mund të këtë arsim cilësor kur kjo bëhët pa kreativitet .Një obligim i cili nuk kryhet si duhet , përfundimi nuk ka mundësi më qenë i mirë .Kur jemi këtu duhet theksuar së më politika hazardeske , pa plane dhe programe konkrete , është apsurde të presim arsim të duhur, dhe as ekonomi të zhvilluar, si lidhshmëri e tyre .Nuk mund të jemi të kënaqur kur për 20 vite pak kemi bërë reforma .Janë duke marr thirrje shkencore pa asnjë meritë më diploma të marra shkel e shko.Madje po bëhën edhe profesor univerzitarë që nuk kan dijëni as mesatare ! Nuk dua ta zgjati më shumë në ketë temë, së ka njeriu shumë çka të thotë . Lajmi të cilin e ndëgjuam, nese është i saktë së në: “shkollat e mesme në Suharekë nga 240 nxënës të shkollës së mesme, 100 prej tyre nuk dinë as shkrim as lexim, është treguesi më i mirë së qfarë niveli katastrofal të arsimit kemi ! Këtë gjendje e kemi sigurisht edhe në shumë mjedise të tjera .SBASHK-u, sa kërkon paga jo meritore , së tybe shumë as ekzistueset nuk i meritojnë , më mirë do të ishte që të interesohen për përmirësimin e nivelit të mjerueshem të arsimit .Bile e pa asnjë turp po e kërcënojnë qeverinë më greva .Paga duhet merituar para së të kërkohet .Jo serioziteti na ka pru në deregje të keqe, duke na kthyer mbrapa , mos të thëm në kohën e analfabetizmit..!