Armata pajiset me uniforma të reja luftarake dhe komplete për forcat speciale

Ministria e Mbrojtjes kumtoi se është siguruar edhe kompleti i dytë prej 7.000 uniformave të reja luftarake për pjesëtarët e Armatës, ndërsa Batalioni për forcat speciale merr 700 komplete të reja të uniformave luftarake, posaçërisht të dizajnuara sipas kërkesave të tyre.


“Vetëm para disa viteve, një nga problemet më të përmendura në Armatë ishte mungesa e çizmeve dhe uniformave për pjesëtarët e saj. Treguam se me vullnet politik dhe punë mund të zgjidhen ato probleme. Por, nuk ngecëm këtu. E zgjidhëm problemin, por vendosëm edhe sistem të furnizimit i cili duhet të garantojë se problemet e tilla nuk do të përsëriten asnjëherë. Prandaj, ishte vendosur rregull e mbulimit të plotë të pjesëtarëve të Armatës me dy komplete të uniformave luftarake, dhe atë rregull e realizuam plotësisht”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Uniformat e reja arritën në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup. Me këtë tërësisht përfundon pajisja e Armatës me uniforma të reja luftarake, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.