A është detektuar ‘Omicron’ në RMV? Flet infektologu Fadil Cana

Infektologu Fadil Cana, në një prononcim për Klan Maqedoni ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen, sic tha, si mënyrën më të mirë të mbrojtjes nga llojet e ndryshme të viruseve të COVID-19. Pavarësisht shqetësimeve në opinion nga ky virus që paraqitet më infektues, Cana siguron se autoritetet e shëndetësisë janë në gatishmëri për t`u përballur me valë të reja të koronavirusit.


Varianti I virusit “Omicron” që ka ngritur shqetësime të mëdha në botë, ende nuk është detektuar në vendin tonë dhe konform situatës mund të merren edhe masa të reja– thotë infektologu Fadil Cana, duke shtuar se për këtë lloj të virusit ka shumë pak të dhëna.

FADIL CANA – INFEKTOLOG

“Është në hulumtim e sipër dhe të gjitha sisteme shëndetësore në të gjithë botën janë duke analizuar shkencëtarë të qendrave të ndryshme hulumtuese, po vëzhgojnë dhe hulumtojnë variantin e ri, ato 3 simptoma janë: Një lodhje e theksuar, dhimbje trupi, dhimbje koke, si simptoma ma dominantë”

Infektologu, Fadil Cana, siguron se Klinika Infektive është e përgatitur për një valë të re të Covidit, por edhe për variantin e ri Omicron.

FADIL CANA – INFEKTOLOG

Në kontinuitet, Klinika për Sëmundje infektive, është me kapacitet maksimal, duke punuar dhe në kontiunitet në krahasim me qendrat Covid, tek ne është kapaciteti I tejmbushur dhe tërë kohën trajtojmë pacientë që janë të prekur, nga sëmundja Covid.

Cana, ka bërë thirrje qytetarët të vazhdojnë me vaksinimin dhe masat aktuale, pasi ky variant ka pësuar më shumë mutacione se varianti paraprak Delta.

FADIL CANA – INFEKTOLOG

“Bisedohet për një variant I cili më shpejt transmetohet dhe ka pësuar më shumë mutacione se variant paraprak Delta, megjithëse variant Delta, është variant dominues edhe tek ne edhe në Europë, por ende nuk dihet, ajo që më së shumti brengos opinionin shkencor dhe profesionist, fataliteti do të thotë teoria se sa mund të jetë fatal në krahasim me paraprakun”

Pas paraqitjes së rasteve të para të variantit Omicron, të Covid 19-të, në Greqi dhe në Kroaci, në vendin tonë qytetarët për këtë lloj virusi, kishin dëgjuar nga lajmet.

-Ju jeni i shëndoshë, unë I sëmurë, pse unë t`ju sëmuri juve. Nëse unë e marr vakcinën, edhe ju e merrni, d.m.th.nuk do sëmurremi. Kjo është normale.

-Dëgjuam në lajme, nuk është si ato të mëparshmit. Ме disa simptoma, nuk dihet se çka do të ndodhë në vazhdim.

–Varianta omicron që po I thojnë, se ata po pregaditen, po tregojnë, kur vjen, tregojnë edhe shifrat, edhe çka me bë. Kjo është një çudi, që tek intelegjenca e njerit është shumë zor, t`a besosh..

–Nuk besoj fare tek ky virus. Nuk është e mundshme, secilin 3 muaj, të montojnë viruse.

–Për variantin Omicron, nuk jemi të informuar aq sa duhet.

Sipas analizës javore të ISHP-së, javën e shkuar janë regjistruar 40 riinfektime kurse 68 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Për momentin janë të hospitalizuar 461 pacientë. 39% e popullatës së përgjithshme ka marrë dy doza të vaksinës anti-covid.

https://fb.watch/9MvUZA9dqc/